Forma e lojtareve të Kombëtares së Kosovës po shkon duke u ngritur para ndeshjeve të rëndësishme me Ishujt Faroe.
Në Norvegji, Mirela Gjikokaj ka shkëlqyer në fundjavë. Ajo u shpall më e mira e ndeshjes në të cilin Follo HK barazoi 28:28 me Haslumin.
Gjikokaj ndeshjen e mbylli me shtatë gola të shënuar, ndërsa kishte efikasitet të lartë, transmeton Klankosova.tv.
Për më tepër Gjikokaj i kishte edhe nëntë asistime. Ka kohë që ajo shquhet edhe me asistime. Mirela Gjikokaj është prej lojtareve kryesore të Kosovës. Ajo me Follon luan në kategorinë e dytë norvegjeze.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.