Zëri i saj i ka munguar publikut për 10 vite radhazi. Këngët ia kanë dëgjuar edhe kur ajo nuk ka qenë pjesë aktive e muzikës, por gjithsesi adhuruesit e saj gjithmonë kanë pritur për një rikthim, i cili ndodhi tash në etapen e fundit të 2025.
Mirsa Kerqeli ka qenë unike që në paraqitjen e parë, dhe kjo ka bërë që kërkesat për prodhimtari artistike të mos rreshtin.
Së fundmi ka ripërpunuar një këngë me emrin “Ëndërr”, dhe lajmi i mirë është se kjo është vetëm nisma e një rruge të gjatë me plot projekte artistike. Prive KlanKosova u sigurua që edhe një herë tjetër t’ju sjellë prapaskena të një klipi të ri dhe t’ju tregojë për detajet e para të një kënge që akoma po piqet në furrë.
Festat e nëntorit kanë bërë që në xhirime të del Mirsa Kerqeli, po ripërpunon “Jakup Ferrin” në një version ndryshe.
Si duket, punën e rikthimit në skenë e ka marrë me shumë seriozitet Mirsa. S’ka shumë kohë që ajo publikoi një projekt, dhe menjëherë doli në xhirime për një tjetër. “Ëndërr”, e publikuar nga këngëtarja, është e qasshme në të gjitha platformat online. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=6YJj18BuHjY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.