Ylli i "The Young & the Restless", Mishael Morgan u bë artistja e parë me ngjyrë, që fitoi një çmim Daytime Emmy, në kategorinë "Aktorja më e mirë", në Pasadena.
"Kam lindur në një ishull të vogël në Karaibe dhe tani jam duke qëndruar në një skenë ndërkombëtare dhe jam duke u nderuar, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës sime, pavarësisht nga pasaporta ime, sepse jam më e mira në atë që bëj", tha Morgan, kur pranoi çmimin.
"Tani ka vajza të vogla në mbarë botën dhe pavarësisht nga industria e profesioni, ato mund të përpiqen të jenë më të mirat", vazhdoi ajo.
Aktorja, gjithashtu falënderoi shikuesit për mbështetjen e tyre, që kur iu bashkua telenovelës në vitin 2013.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.