Zyrtarët e një akuariumi italian kanë thënë se një foshnjë peshkaqen ka lindur në një akuarium në të cilin mbahen vetëm peshkaqenë femra në atë që mund të jetë rasti i parë i dokumentuar i riprodhimit aseksual për speciet.
“Acquario Cala Gonone” në Sardenjë ka njoftuar se foshnja, e quajtur Isperia, ka lindur në një rezervuar, në të cilin kanë jetuar vetëm dy peshkaqenë femra për dekadën e fundit.
Zyrtarët dyshojnë se peshkaqeni ka lindur përmes një procesi të njohur si partenogjeneza, e cila përfshin një qelizë polare, që përmban një kopje të ADN -së së një veze, duke fekonduar vezën në mungesë të spermës, transmeton Klankosova.tv.
Biologët detarë në akuarium thanë se kanë dërguar mostra për testim për të konfirmuar nëse Isperia është një klon gjenetik i nënës së saj.
Partenogjeneza më parë është vërejtur në tre lloje të peshkaqenëve.
https://www.youtube.com/watch?v=V2hXZb-nhlI
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.