Ekzistojnë mite të ndryshme rreth asaj se çfarë e shkakton kancerin e gjirit.
Doktori, Unnati Desai, ka zbuluar se cilat janë tetë mitet më të përhapura rreth sëmundjes vdekjeprurëse dhe pse ato janë të pavërteta, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Veshja e sytjenave me tela rrit rrezikun për kancer
Pretendimet se sytjenat me tela të mbyllur shtypin sistemin limfatik të gjirit, duke shkaktuar kështu grumbullimin e toksinave dhe rritjen e rrezikut për kancer të gjirit nuk mbështeten nga shkenca.
Përdorimi i antidjersës përbën rrezik për kancerin e gjirit
Ka pretendime se disa produkte antidjersë mund të kontribuojnë në zhvillimin e kancerit të gjirit. Megjithatë, doktori shpjegon se kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.
Sa më të vegjël gjinjtë, aq më i ulët është rreziku
Rreziku i shfaqjes së kancerit të gjirit nuk lidhet me madhësinë e gjinjve. Sidoqoftë, madhësia mund të ndikojë në zbulimin më të hershëm.
Kafeina mund të shkaktojë kancer të gjirit
Deri më tani nuk është gjetur asnjë lidhje shkakësore midis pirjes së kafeinës dhe kancerit të gjirit.
Personat me gjoks me gunga (ndryshime fibrocistike të gjoksit) janë në rrezik më të madh
Në të kaluarën, njerëzit me gjoks të dendur dhe me gunga besohej se ishin në rrezik më të lartë për t'u prekur nga kanceri i gjirit.
Megjithatë, Dr Unnati tha se shkenca që atëherë ka arritur në përfundimin se në fund të fundit nuk ka asnjë lidhje.
Kanceri i gjirit shfaqet gjithmonë në formën e një gunge
Shumë njerëz që ekzaminojnë gjoksin e tyre gabimisht besojnë se duhet të kërkojnë ekskluzivisht për gunga.
Mamogramet ju ekspozojnë ndaj rrezatimit aq shumë sa ju rrisin rrezikun për kancer
Edhe pse është e vërtetë që rrezatimi përdoret në mamografi, sasia është aq e vogël sa çdo rrezik i lidhur është i vogël kur krahasohet me përfitimet e mëdha parandaluese të marra nga testi.
Mamografia mund t'i zbulojë gungat shumë përpara se ato të ndjehen ose të vërehen ndryshe, dhe sa më herët të kapen ato, aq më të mira janë shanset për një rezultat pozitiv.
Të gjitha gungat janë kancerogjene
"Një gungë nuk është domosdoshmërisht një shenjë se ju keni kancer gjiri", shpjegoi mjeku i përgjithshëm.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.