Eventi i Bellator MMA 215 e cila u zhvillua sot në Konektikat të Amerikës nuk është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sfida kryesore e këtij eventi, ajo e peshës së rëndë mes amerikanit Matt Mitrione dhe rusit Sergei Kharitonov, zgjati vetëm 15 sekonda dhe në fund nuk pati fitues, duke zhgënjyer kështu fansat e shumtë të pranishëm.
Një goditje e fortë me shkelm nga ana e Mitrione goditi rivalin rus Kharitonov në organet gjenitale, i cili ndjeu dhimbje dhe nuk ishte më në gjendje të duelojë.
Sipas rregullores, sportistit rus i është dhënë 5 minuta kohë për të marrë veten nga ajo goditje jo e qëllimshme nga ana e amerikanit, i cili ka kërkuar menjëherë ndjesë.
https://www.youtube.com/watch?v=j7dDkinKebA
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.