Lajmet e fundit

Në konferencën për media të pranishëm ishin edhe drejtori për Kulturë Rini dhe Sport i komunës së Mitrovicës Tafil Peci dhe zëdhënësi i Federatës së Boksit Latif Demolli.
Peci tha se
“Ky turne do të jetë madhështor me pjesëmarrje masive të boksierëve të njohur ku deri më tani dhjetë shtete e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në këtë turne, andaj komuna e Mitrovicës ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që ky aktivitet të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Ky turne organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës dhe në mbështetje të komunës së Mitrovicës, thuhet në njoftimin e komunës, përcjellë Klan Kosova.
Turneu ndërkombëtare i boksit “Adem Jashari” do të mbahet në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë me datën 24/25.11.2018, nga ora 15:00 deri në ora 20:00.