Në Mitrovicën Veriore së shpejti do të ndërtohet objekti i Qendrës Kulturore si dhe ai i Universitetit.
Vendimi për ndërtimin e tyre është marrë në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore.
Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Goran Rakiq njoftoi së shpejti do të jetë i hapur edhe konkursi publik për më shumë se 220 vende të reja pune, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
"Pas tetëmbëdhjetë vjetësh qyteti ynë do të ketë një ndërtesë kulturore që është, një qendër kulturore dhe ndërtesën e unifikuar të Universitetit. Kjo do t'i japë shpresë të re të gjithë të rinjve, për një të ardhme më të mirë, më të bukur dhe më të sigurt në qytetin tonë", ka thënë Rakiq.
Edhe shefja e Zyrës Administrative në veri, Adriana Hoxhiq ka thënë se për t`i mbështetur talentët e rinj nevojiten të ndërtohen objekte të tilla.
Projektet e ndërtimit të këtyre objekteve financohet nga Bashkimi Evropian, ndërsa ndërtimi i tyre pritet të përfundojë në muajin korrik ose gusht të këtij viti, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.