Për nëntë muaj, një familje nga Mitrovica po pretendon se ishte nën vëzhgimin e fqinjit të parë të saj.
Anëtarët e kësaj familjeje po e akuzojnë F. Z. se gjatë kësaj kohe u kishte bërë fotografi e video gjatë hyrje-daljeve në shtëpi.
R.T. i tha televizionit se kishte kërkuar ndihmë edhe nga nëna e të dyshuarit, që biri i saj të mos bëjë veprime të tilla.
Por, përcjelljen e familjes se pjesëtarit të policisë së Kosovës e mohoi vet F.Z.
Organet e ndjekjes F. Z. po e trajtojnë si të dyshuar për kryerjen e veprave penale fotografim, incizim të paautorizuar si dhe ngacmim.
I dyshuari i tha televizionit se gjatë dhënies së dëshmisë ishte sulmuar edhe nga policia, por këta të fundit i thanë televizionit se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
https://www.youtube.com/watch?v=Q_ypwHJ-uck
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.