Autobusë nga drejtime të ndryshme kishin destinacionin e njëjtë të dielën
.
Mobilizimi qytetar për ‘Marshin për Drejtësi’ nuk mungoi as në Mitrovicë, ku të dielën u mbushën autobusët drejtë kryeqytetit në përkrahje të luftës së para më shumë se dy dekadave.
Pa udhëheqësit e saj, ndaj të cilëve më 3 prill nis procesi në Hagë, sipas qytetarëve nuk do të kishte liri.
Për të kërkuar gjykim të drejtë nga Specialja, mitrovicasve iu bashkua edhe kreu i Komunës. Bedri Hamza rrugën drejt Prishtinës e bëri si shumica e qytetarëve, pa veturë.
Nga këtu, pas tyre e drejt kryeqendrës shkoi edhe një autoambulancë, në rast nevoje. Mitrovicasit udhëtuan drejt kryeorganizimit të “Liria ka Emër” me bindjen se lufta guerile e UÇK-së ishte e shenjtë.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.