Në Mitrovicë të Veriut, policia ka njoftuar se është raportuar për një rast të dhunës në familje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të martën në orën 16:00, teksa thuhet se dy meshkuj janë arrestuar për dhunë ndaj prindit të tyre.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, për shkak se kanë ushtruar dhunë dhe e kanë kanosur prindin e tyre”.
“Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, tha PK-ja. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.