Kryetari i Komunës se Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë ditës së sotme ka ndarë dy çmime kryesore të sportistit të vitit 2020.
Juria profesionale, sportiste të vitit 2020 ka shpallur futbollisten Endrina Elezaj, futbolliste e klubit të futbollit të femrave “Mitrovica”, ndërsa çmimi “Lah Nimani”, iu nda ish futbollistit të mirënjohur, Xhavit Ala, i cili ka qenë edhe donator i klubit të futbollit “Trepça” përgjatë viteve 1989-1998.
Bahtiri u premtoi sportistëve se komuna do të bëjë gjithçka që është e mundur që në vitin 2021 të sigurojë kushte akoma më të mira për punë, në mënyrë që sportistët të vazhdojnë rrugën e tyre të sukseseve.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.