Një rast i dhunës është raportuar të enjten mbrëma në Mitrovicë, ku viktimë ka mbetur një femër, shtetase e Maqedonisë së Veriut.
Sipas raportit policor, viktima fillimisht është ofenduar nga një shtetase e Kosovës, ndërsa më pas është sulmuar fizikisht edhe nga një burrë, po ashtu shtetas i Kosovës. Si pasojë e sulmit, viktima ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Klankosova.tv.
Pas trajtimit, ajo është dërguar në një strehimore për mbrojtje të mëtejshme. Ndërkohë, të dyshuarit janë intervistuar nga autoritetet policore dhe, me vendim të prokurorit kompetent, janë liruar në procedurë të rregullt.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.