Një fëmijë tre vjeçar e ka humbur jetën gjatë një aksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:45 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Zhabar të Mitrovicës.
Sipas policisë rajonale të Mitrovicës, aksidenti ka ndodhur kur një veturë e ka goditur fëmijën me ç`rast si pasojë e lëndimeve të pësuara nga goditja e veturës këmbësori ka mbetur pa shenja jete në vendngjarje.
Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje me prezencë të prokurorit nga hetuesit e njësisë së komunikacionit rajonal, si shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të automjetit. Sipas rrethanave të vendit të ngjarjes në kohën e aksidentit viktima fëmija ishte duke kaluar rrugën.
Trupi i pajetë i viktimës, me autorizim të prokurorit, është dërguar për obduksion mjeko-ligjor, ndërkaq ndaj të dyshuarit B. M. 33 vjeçar është caktuar masa e ndalimit policor,transmeton Klan Kosova .
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.