Komuna e Mitrovicës të enjten shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përshkallëzimit të situatës me lumenjtë që dolën nga shtrati.
Ibri u fry aq shumë sa u barazua me muret e larta mbrojtëse. Depërtimi i ujit bëri që rruga përballë tij të bëhet vështirë e kalueshme.
Fshati Broboniq ishte më i prekuri meqë shumë familje mbetën të bllokuara derisa u evakuuan nga zjarrfikësit.
Uji i furishëm mund të ketë depërtuar edhe brenda shkollës së Suhodollit, meqë oborri i tij u bë i pakalueshëm.
Por, shpresat janë që të paktën kompensimi i dëmeve të bëhet, ndonëse jo nga pushteti lokal. Bahtir Maxhuni, drejtor i emergjencave në Mitrovicë tha se kanë marrë njoftim nga qeveria që të mbledhin të dhënat e dëmeve që iu shkaktuan qytetarëve.
https://www.youtube.com/watch?v=pHOGSbWGCTg
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.