Hapësirat aktuale të Fakultetit të Mjekësisë zor se do të mjaftojnë, nëse fillon të zbatohet rregullorja e re e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Kështu po deklaron prodekani i FM-së, Valon Krasniqi, pasi njëra pikë parasheh ndryshime në orarin e ligjëratave, si edhe ndarjen e studentëve në më shumë grupe.
Sipas tij hapësirat, stafi e koha e bëjnë të pamundur që kjo rregullore të zbatohet.
Vendimi, sipas Berishës, u morr pa diskutim paraprak me menaxhmentin e fakultetit, e viti i ri akademik ka filluar sipas dokumentit të vjetër.
E për këtë po ankohet Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës. Me vendimin e ri, sipas SHSKUK-së, do ta rregullohej problemi afatgjatë me mungesën e stafit akademik me titullin profesor.
“Rikujtojmë që sipas statutit të QKUK, neni 12, klinikat nuk mund të themelohen pa pasur profesorë. Në situatën e rëndë të krijuar në vitet e fundit, shumë prej klinikave të QKUK rrezikojnë funksionimin për shkak të mungesës të profesorëve.” thuhet në komunikatë.
Ndërkohë, universiteti i Prishtinës, pritet që brenda javës të zgjedh anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues, të cilët do t’i shqyrtojnë ankesat që kanë ardhur edhe nga fakulteti i Mjekësisë edhe nga SHSKUK.
“Kanë pasur disa kërkesa për ndryshim të disa çështjeve të cilat adresohen nëpërmjet Rregullores për të ardhurat personale të personelit akademik, shtesat sipas funksioneve dhe kompensimet tjera në Universitetin e Prishtinës 'Hasan Prishtina'", tha Altin Sahiti, zëvendëskryesues i Këshillit Drejtues Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina".
https://www.youtube.com/watch?v=Q8AwlBOvC0U
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.