32 fëmijë kosovarë me probleme në zemër do të trajtohen nga mjekë amerikanë e italianë.
Këta kardiokirurgë, bashkë me kolegët nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, po operojnë të lindurit me keqformime të lindura në zemër.
Nga intervenimet që po kryhen në Klinikën e Kardiologjisë Invazive, përfitoi edhe një 10-vjeçare, nëna e së cilës uroi që vajza të mos ketë më kurrë telashe.
Njëri nga kardiologët shprehet i lumtur që po iu mundësojnë fëmijëve jetë të shëndetshme, njofton Klan Kosova
Edhe nikoqirët e vlerësuan lart bashkëpunimin.
Organizata Humanitare- GOLI, GOL Kosova dhe më herët ka operuar fëmijët kosovarë.
https://www.youtube.com/watch?v=9UgZTJB7iho
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.