Spitali i Përgjithshëm i Pejës është në hall me qentë endacakë dhe kafshët shtëpiake që po futen në oborr.
Për këtë çështje, menaxhmenti po kërkon nga organet kompetente të ndërhyjnë që të merren masa e të evitohet rreziku për pacientët, familjarët e tyre dhe stafin shëndetësor.
Se ka rrezik nga qentë endacakë e konfirmuan edhe qytetarët që po merrnin trajtim në atë institucion.
Policia konfirmoi se është në dijeni për futjen ilegale të bagëtive në oborrin e Spitalit, por sipas saj, ka intervenuar disa herë duke shqiptuar edhe gjoba.
https://www.youtube.com/watch?v=2TXDH_msXaU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.