Mjekët kanë bërë të ditur se lija e majmunëve mund t'ua dëmtojë sytë pacientëve që janë të prekur nga ky virus.
Ekspertët në Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Britani thanë se lija e majmunëve mund të prekë pjesët më të cenueshme të trupit, duke përfshirë edhe sytë, ku mund të shkaktojë edhe verbim.
“Humbja e shikimit është pasoja më e rënda potenciale e përfshirjes okulare të infeksionit të virusit të lisë së majmunit. Superinfeksioni bakterial mund të shkaktojë komplikime të rënda", thuhet në njoftimin e tyre.
Aktualisht në ShBA, ka 27 mijë 635 raste të lisë së majmunëve, ndërkaq në Mbretërinë e Bashkuar, shifra është shumë më e ulët, me rreth 3 mijë 586 njerëz që janë të infektuar me këtë virus, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Studimet e mëparshme zbuluan një lidhje midis problemit të infektimit dhe shikimit, ku nga pesë pacientët që përjetuan probleme me sytë, njëri e përshkroi një skuqje, duke u shoqëruar me ënjtje dhe kruarje.
Bëhet e ditur se pacientët që patën të tilla probleme, filluan të përjetonin simptoma të rëndë dhe përkeqësim të shikimit.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.