Onkologia shqiptare, Ernese Xhafa-Hamiti, e cila jeton dhe vepron në Londër është përzgjedhur për arritjet e saja që të takohet me Mbretin Charles.
Mbreti Charles ka falënderuar personalisht mjeken Xhafa-Hamiti për ndihmë me pacientët.
Derisa Ambasada, përveç mjekes shqiptare, ka ftuar dhe dy profesionistë shqiptarë që të marrin pjesë në VIP event për Samitin e Berlinit në St James Palace.
Ndryshe, Xhafa-Hamiti është një onkologe shumë e vlerësuar me ekspertizë në trajtimin e problemeve komplekse onkologjike dhe mjekësore tek pacientët me kancer, veçanërisht tumoret malinje të gjirit dhe mushkërive.
Ajo përfundoi studimet e saj në mjekësi në Universitetin e Prishtinës, dhe trajnimin në UCLH, Imperial dhe St Bartholomeë’s, të ndjekur nga trajnimi pasuniversitar në Institutin e Kërkimeve të Kancerit (ICR).
Ajo është anëtare e Kolegjit Mbretëror të Mjekëve në Londër, Shoqatës së Mjekëve të Kancerit dhe Shoqatës Evropiane të Onkologëve Mjekësorë. /klankosova.tv

●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.