Rreth 100 kontrata për shërbime me KRU “Prishtina” po nënshkruhen në një ditë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj kompanie, Arjeta Mjeku, në një intervistë në emisionin “Fol me Arin”, transmeton Klankosova.tv.
Ajo tha se në qoftë se konsumatorët nuk i nënshkruajnë këto kontrata, do mbesin po shërbime të KRU “Prishtina”.
“Ne kemi filluar me shpërndarjen e kontratave për shërbime, por ka edhe një numër të konsiderueshëm të konsumatorëve që po drejtohen në pikat e shitjes të KRU ‘Prishtina’ dhe do të shkojnë deri në konsumatorin e fundit, sepse çdo konsumator që merr shërbime duhet të kenë kontratë”, u shpreh Mjeku.
“Brenda një dite po nënshkruhet afërsisht rreth 100 kontrata për shërbime me konsumatorë. Është numër i kënaqshëm, por duhet edhe më shumë të inkurajohen këta konsumatorë, sepse nëse nuk nënshkruhen këto kontrata do të ofrohet një afat 10-ditor dhe do shkyçen shërbimet”, tha ajo në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=oiKjG4sH8ok
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.