Natën është e rëndësishme të flini shtatë deri në tetë orë. Përndryshe, rrezikojmë lodhjen dhe rrisim rrezikun e sëmundjeve si sulmi në tru dhe diabeti, paralajmëroi mjeku Eric Berg në kanalin e tij në YouTube.
“Kur pushojmë, trupat tanë shërohen, djegim më shumë yndyrë, detoksifikojmë trupin dhe trurin”, tha Berg.
https://www.youtube.com/watch?v=IJ3N_sjqghA
Ai ka vazhduar të shpejgojë se kur nuk flemë mjaftueshëm, shfaqet hiperaktiviteti simpatik.
"Sistemi simpatik është në veprim kur ne nuk flemë. Pastaj kemi më shumë adrenalinë dhe më shumë kortizol, dhe gjëndrat mbiveshkore punojnë më shumë. Një sistem nervor simpatik tepër aktiv mund të na mbajë zgjuar, por jo mjaftueshëm gjumë ose tendosje të tepërt të sistemi simpatik, e ngarkon zemrën”, tha ai.
Ai paralajmëroi se mungesa e gjumit gjithashtu e bën të vështirë humbjen e peshës.
“Nëse jeni duke mbajtur dietë dhe duke ushtruar, por nuk flini mjaftueshëm, po humbni kohën tuaj”, ka përfunduar ai në video.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.