Trena të shumtë të metrosë së Londrës pësuan vonesa dhe anulime, kur një mjellmë u vendos në shina dhe refuzoi të lëvizte për më shumë se një orë.
Udhëtarët në stacionin South Acton shkrepën foto dhe video të mjellmës kokëfortë.
Nga metroja e Londrës thanë se trenat nuk ishin në gjendje të udhëtonin midis kryqëzimit Willesden dhe Richmond gjatë qëndrimit të mjellmës aty. Bëhet e ditur se 14 trena u anuluan ose i ndërruan rrugët, teksa punëtorët u përpoqën ta largonin zogun nga shinat.
Mjellma më në fund u ngrit në këmbë dhe punëtorët e drejtuan për në hyrje të stacionit të Kingswood Road, ku e morën shpëtimtarët e London Wildlife Protection.
"Zogu ishte aq i çorientuar sa thjesht nuk dinte çfarë të bënte. Kur e peshuam, ai ishte nën peshë, kështu që ka të ngjarë që thjesht të mos kishte forcë për të fluturuar larg. Ishte shumë me fat që nuk pati asnjë lëndim dhe shmangu binarët e elektrizuar”, thanë nga London Wildlife Protection në një deklaratë të dhënë për MyLondon, transmeton Klan Kosova.
Mjellma u mbajt gjatë natës dhe u lëshua përsëri në një tufë, të martën në mëngjes.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.