Lajmet e fundit

Niemann, 19 vjeç, ka pranuar se ka mashtruar në dy raste, një herë kur ishte 12 vjeç dhe herën e dytë kur ishte 16 vjeç. Por ai mohoi pretendimet se kishte tradhtuar në ndeshjen e fundit me kundërshtarin Magnus Carlsen. Carlsen u tërhoq nga “Sinquefield Cup”, e cila u mbajt në shtator, pas humbjes nga Niemann dhe përfundimisht doli me shqetësimet se Niemann kishte mashtruar në lojë. “Kur Niemann u ftua në minutën e fundit në “Sinquefield Cup 2022”, mendova fuqimisht të tërhiqesha përpara ngjarjes. Por në fund zgjodha të luaja”, tha Carlsen, 31 vjeç, në një deklaratë të postuar në Tëitter në fund të shtatorit. Padia pretendon se komentet e Carlsen ishin përpjekje hakmarrëse për të dëmtuar reputacionin e Niemann.My lawsuit speaks for itself https://t.co/rOfUxiNYCH
— Hans Niemann (@HansMokeNiemann) October 20, 2022
Ky i fundit ndalua nga chess.com pas një hetimi të brendshëm ku provat zbuluan për mashtrim.
“Ne kemi ndarë fakte të detajuara në lidhje me vendimin tonë, duke përfshirë informacione që bien ndesh me deklaratat e tij dhe mashtrimet në Chess.com”, shkruan përfaqësuesit e Chess në “Raportin Hans Niemann” të botuar në fillim të tetorit.
“Ne e kemi ftuar Hansin të sqarojë gjithë situatën me shpresën që të ketë zgjidhje ku Hans mund të marrë pjesë në Chess.com.”
Raporti nga Chess.com nuk gjeti prova të mashtrimit në ndeshjet jashtë bordit të Niemann, duke përfshirë ndeshjen kundër Carlsen, megjithëse faqja e internetit vë në dukje se zbulimi i saj i mashtrimit përdoret kryesisht për ndeshjet në internet.
Megjithatë, raporti pretendon se Niemann ka të ngjarë të ketë mashtruar në mbi 100 lojëra shahu në internet, duke përfshirë disa ngjarje me çmime.
Nga 13 mjeshtër të mëdhenj nën moshën 25 vjeç, Niemann është i vetmi që u bë mjeshtër i madh pas moshës 16 vjeç. Në përgjithësi ata e quajnë atë “statistikisht të jashtëzakonshëm”. /Klankosova.tv/