Dy mjeshtrat më të mëdhenj të shahut aktualisht do përballen të mërkuren me njëri-tjetrin.
Pas 12 ndeshje dhe 12 barazime, amerikani Fabiano Caruana po kërkon ti marrë titullin norvegjezit Magnus Carlsen.
Nëse fiton, Caruana do të jetë kampioni i parë botëror i SHBA që prej Bobby Fischer në vitin 1972, shkruan syri.net.
Por në ndeshjen e së mërkurës, ai përsëri do të përballet me një mbrojtje të fortë të titullit nga Carlsen, i cili ka qenë kampion që nga viti 2013 dhe është lojtari më i mirë dhe me nivelin më të lartë në botë.
Bashkë me titullin, ato po luftojnë gjithashtu edhe për çmim prej € 1 milion (£ 880,000).
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.