Vakti i darkës është koha kur mblidhen rreth tavolinës të gjithë pjesëtarët e familjes dhe bisedojnë me njëri-tjetrin se si ia kanë kaluar gjatë ditës.
Teknologjia, nga ana tjetër, ka arritur të vjedhë edhe këtë kohë familjare, pasi shumica e të rinjve sot preferojnë më shumë të përdorin telefonat e tyre inteligjentë sesa të flasin me pjesëtarët e familjes, njofton Krokodili.com
Është gjetur një zgjidhje edhe për këtë problem, që njerëzit të lënë mënjanë telefonat e tyre dhe t’i përkushtohen familjes. Kompania australiane Dolmoi ka krijuar një blues piperi që bllokon sinjalet Wi-Fi kur e përdorni atë në ushqim. Kjo pajisje bllokon sinjalet Wi-Fi për 30 minuta në të gjithë shtëpinë, kështu secili do të qëndrojë offline të paktën gjatë vaktit të darkës.
Ja si funksionon pajisja “Pepper Hacker”: bluani piperin kur është koha për të ngrënë dhe të gjitha pajisjet elektronike do të fiken së bashku me sinjalet Wi-Fi për gjysmë ore.
Kështu prindërit dhe fëmijët do të kenë mundësi të komunikojnë me njëri-tjetrin pa u shpërqendruar nga pajisjet teknologjike. Për të ndezur telefonat inteligjentë dhe tabletët duhet të keni instaluar aplikacionin AirWatch, ndërsa pajisjet e tjera në mur ndizen vetë.
Pajisja funksionin edhe si blues piperi për ushqimin. Në videon e mëposhtme mund të shihni se si funksionon kjo pajisje.
https://www.youtube.com/watch?v=HUgv5MDF0cQ
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.