Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e sportit janë nënshkruar sot mes MKRS-së me dy Komitetet, atë Olimpik dhe Paralimpik të Kosovës.
Në takimin ku u pritën nga zëvendësministrja e sportit, Daulina Osmani, u bisedua për zhvillimin e aktiviteteve të komiteteve përgjatë vitit 2023, transmeton Klan Kosova.
“Masivizimi i sportit, organizimi dhe pjesëmarrja në gara, reprezentimi i shtetit dhe ngritja e kapaciteteve administrative janë disa nga aktivitetet e dy organizatave kyçe në vendin tonë”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.