Në Ministrinë e Kulturës sot u nënshkrua një memorandum bashkëpunimi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.
Nëpërmjet këtij memorandumi bashkëpunimi, ministria që drejtohet nga Kujtim Shala e ndihmon KOK-un me 280 mijë euro, për programin vjetor të vitit 2016.
Me këtë rast, Shala tha se për Kosovën është shumë me rëndësi pjesëmarrja e sivjetshme në Lojërat Olimpike, të cilat do të mbahen në Rio de Janeiro të Brazilit, dhe për këtë premtoi mbështetjen e institucioneve të Kosovës.
Ndërsa kryetari i KOK-ut Besim Hasani e vlerësoi bashkëpunimin me këtë ministri dhe u shpreh se Kosova po bën përgatitje të nevojshme për pjesëmarrje të dinjitetshme në Lojërat Olimpike, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.