Pikërisht në Ditën Botërore të Teatrove, në Ministrinë e Kulturës, u mbajt ceremonia për ndarjen e Çmimeve Vjetore për Teatër 2022.
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, bazuar në vlerësimin e jurisë profesionale, Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore në fushën e Teatrit ia ndau Muradije Muriqit dhe Mejreme Berishës.
- Çmimi Vjetor për Shfaqjen më të mirë iu dha “Qendrës Multimedia” me shfaqjen “The Handke Project”.
- Çmimi Vjetor për Regjinë më të mirë iu dha regjisorit Fatos Berisha me shfaqjen “Pornography”.
- Çmimi Vjetor për Aktoren/Aktorin më të mirë iu dha aktores llire Vinca me shfaqjen “Babai dhe babai”.
- Çmimi Kombëtar për prezantim të suksesshëm ndërkombëtar iu dha Teatrit të Qytetit të Gjilanit.
Pjesë e jurisë profesionale në këtë edicion ishin Luan Jaha, Agan Myftari, Drita Begolli, Kumrije Hoxha dhe Alban Beqiraj.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.