Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kanë nënshkruar sot katër memorandume bashkëpunimi konkretisht bëhet fjalë për projektet:
“Ndërtimi i Palestrës së Sporteve në Skenderaj’’, projekt ky që do të implementohet gjatë vitit 2020, projekti “Ndërtimi i Fushës Sportive në fshatin Polac të Skenderajt”, gjithashtu ky projekt do të implementohet gjatë vitit 2020.
Në kuadër të këtij memorandumi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të parashihet edhe “Ndërtimi i Tribunave, Rrethojës dhe shtrimi i Zhavorit në Stadiumin e Skenderajt’’, projekt ky që do të implementohet gjatë viteve 2020/2021/2022, si dhe projektin “Rinovimi i kulmit të Shtëpisë së Kulturës Hasan Prishtina në Skënderaj”, që do të implementohet gjatë vitit 2020.
Në bazë të memorandumeve ministria merr përsipër ta përkrahë financiarisht komunën e Skenderajt, ndërkaq komuna bashkë me MKRS-në do të kujdesen për implementimin e projektit.
Në takimin e zhvilluar mes Dumoshi dhe Jasharit, u bisedua edhe për projektet tjera që do të implementohen në këtë komunë.
E para e MKRS-së gjatë takimi tha se gjatë kësaj kohe jemi munduar që të nënshkruaj memorandume të rëndësishme me të gjitha komunat e Kosovës në mënyrë që të ju krijojmë lehtësira komunave që t’i realizojnë projektet që i kanë planifikuar.
"Nga të dyja palët gjatë takimi u tha se investimet në sport dhe në kulturë nëpërmjet këtyre katër projekteve të madha kane rëndësi të veçantë dhe kontribuojnë në zhvillimin e kulturës dhe sportit në këtë qytet, si dhe synojnë zhvillimin infrastrukturorë në fushën e kulturës dhe sportit. Ndërkaq, kryetari Jashari e falënderoi ministren Dumoshi për përkrahjen ndaj komunës në këtë kohë të vështirë pandemie dhe tha se këto memorandume të cilat u nënshkruan sot janë shumë të rëndësishme për komunën dhe qytetin që ai udhëheq", njofton Ministria e Kulturës, Rinisë, Sportit përcjell Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.