Kampioni botëror në dhjetë mijë metra, Sir Mo Farah, është votuar nga BBC Sports, si Personaliteti i vitit 2017.
23 vjeçari ka fituar për herë të tretë radhazi medaljen e artë në dhjetë mijë metra në lojërat që janë mbajtur në gusht të këtij viti në Londër, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Farah është bërë vrapuesi i parë i shtigjeve të gjata që fiton çmimin e Personalitetit të Vitit, që prej kur këtë e kishte bërë Paula Radcliffe më 2002.
Farah ka lënë pas në votim, kampionin Jonathan Rea dhe dy herë kampionin paralimpik, Jonnie Peacock që ka dalë i treti.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.