Ylli i Liverpoolit, Mo Salah përqafoi Alessia Russo në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve PFA.
Salah dukej elegant në tapetin e kuq i veshur me një kostum të errët dhe u ndal për një përqafim me yllin e Arsenalit dhe Anglisë, Russo, e cila është kandidate për çmimin “Lojtarja e Vitit” në Premier League për Femra.
Russo mahniti me një fustan të gjelbër me prerje të thellë, deri në kyçin e këmbës, dhe kishte pozuar për foto përpara se të takonte Salahun.
Salah pritet të kurorëzohet Lojtari i Vitit nga PFA. Ai është një nga gjashtë lojtarët e nominuar për këtë çmim, së bashku me Bruno Fernandes, Alexander Isak, Cole Palmer, Declan Rice dhe Alexis Mac Allister. / Klankosova.tv
v
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.