Karvanit të Drenicës po i prijnë veteranët motoristë.
Në fakt, mbi 20 të tillë nga Ferizaj e vendet tjera shkuan në Skenderaj, për të solidarizuar me krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët nga e hëna nis gjykimi në Hagë.
Nga aty morën rrugën drejt Prishtinës ku do të marshohet për këtë qëllim.
Se lufta e para një çerek shekulli është e pastër si loti, është i bindur një i moshuar që bënë thirrje për pjesëmarrje masive.
E një ish-udhëheqës i luftës në Drenicë, kërkon që Gjykata Speciale t`i kthej sytë tjetërkah.
Se Serbisë medoemos duhej kthyer pushka më 1999, është e bindur edhe një e re skenderajase, prej ku ka prejardhjen edhe ish-presidenti Hashim Thaçi.
Krejt procesin përgatitor po e vëzhgonte Policia e Kosovës, sikur edhe nisjen e kolonës me autobusë, vetura e motoçikleta, që shoqëroheshin nga muzika patriotike.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=XJB0ITYQSEA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.