Rinia nuk është gjithça – të paktën jo për 69 vjeçaren Maye Musk.
Kjo pasi Maye Musk ndonëse në atë moshë, vazhdon të thyej rekord duke qenë pjesë e trendeve më të reja botërore, pasi ajo shfaq talentin e saj prej një modeleje në pasarelat më të mëdha ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.
Koleksioni ''Pranverë 2018" kohëve të fundit tregon në Nju Jork, Paris, Milano dhe Londër një numër rekord modelesh në vitet 50 dhe 60 në pasarela sipas forumit të industrisë, Fashion Spot.

"Unë kurrë nuk kam punuar aq shumë gjatë 50 viteve të fundit siç kam bërë në 2017", thotë modelja 69 vjeçare Maye Musk, nënë e sipërmarrësit miliarder dhe themeluesi i Tesla Elon Musk, njofton Klan Kosova.
Musk e lindur në Kanada, filloi modelimin në Afrikën e Jugut në moshën 15 vjeçare, por vetëm në vitet e fundit karriera e saj është rritur.
Ajo së fundi nënshkroi një kontratë me IMG Models, të cilët gjithashtu paraqesin supermodele duke përfshirë Gisele Bündchen dhe Gigi Hadid, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.