Modelet kanë veshur fustane me çokollatë gjatë një sfilate mode si pjesë e panairit të çokollatës në Paris të mërkurën.
Këtë vit, parada tradicionale e fustaneve të çokollatës u rikthye për hapjen e panairit, i cili zgjat deri të hënën e ardhshme.
Vitin e kaluar shfaqja u anulua për shkak të pandemisë COVID-19 dhe 10 krijimet e prezantuara të mërkurën simbolizojnë një kthim në normalitet për artizanët e çokollatës.
Mjeshtri i çokollatës Vincent Guerlais tha se ngjarja shënonte gjithmonë fillimin e sezonit të festave, i cili është "intensiv për të gjithë prodhuesit e çokollatës".
“Vitin e kaluar nuk e kishim këtë pikënisje, këtë vit e gjetëm sërish, kështu që është mirë”, shtoi ai, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.
https://www.youtube.com/watch?v=HgiBEQh3fWU
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.