Lajmet e fundit
Këtë vit, BAFTA Award kishte yjet më të mëdhenj dhe më të ndritur prezent në qilim të kuq. Ndësa mbrëmjen e perfeksionoi Stephen Fry me shakatë e tij dhe duke puthur të ftuarit.

-Stephen Fry: “Ka qënë një vit i rëndë për mua dhe George Clooney, pasi larguar nga tregu martesor”.
-Felicity Jones gjatë prezantimit me Stephen Hawking: “Jam shumë e kënaqur që po e dorëzoj këtë çmim me njeriun e vetëm më të mençur se Stephen Fry”. Ndërsa profesori Hawking shtoi: “Po, dhe më të pashëm”.
-Stephen Fry: “ Kur e vendosni emrin e Benedict Cumberbatch përmes kodit të enigmës, ju fitoni fjalën “ personi i pashëm shkollor, i kuq, publik”
-Ralf Fiennes për Stephen Fry: “ Do të doja të të kisha ty si djalosh lobues”.
-Phil Lord dhe Christopher Miller: “Kjo është akademia ime e parapëlqyer”.
-Stephen Beresford (shkrimtari i Pride): “Nëse do të ndikonte që më shumë njerëz ta shihnin filmin, atëherë mund të vendosim Kim dhe Kynie në pjesën e përparme (në kopertinën e DVD-së)
-Cuba Gooding Jr, pasi e puthi Stephen Fry: “ Kurrë më parë nuk e kam puthur një anëtar të familjes mbretërorë”.
-Mike Leigh, duke folur për ata që e kanë humbur shansin të investojnë në filmat e tij: “ Faleminderit që qëndruat larg... dhe të gjithë u kalbshi në ferr”.
-Jack O’Connell, duke shikuar tek koleksioni i maskave trofe të BAFTA-së: “ A janë të gjithë këto BAFTA rezervë? Ka mbetur dikush pa i marrë ato? Duhej të kisha sjellë një çantë me vete”.
-Julianne Moore, e cila dukej se kishte diçka tjetër në kokën e saj, pasi deri sa ecte për të prezantuar çmimin Skenari Origjinal më i Mirë, i tha audiencës: “Jam e uritur”.