Reperja Cardi B e ka bërë një veprim jo të zakonshëm gjatë koncertit të saj të shtunën në Las Vegas.
Ndaj saj derisa ishte duke performuar në skenë u hodh një lëng nga dikush që ishte në publik.
Në ato momente këngëtarja derisa ishte duke kënduar mikrofon në dorë e gjuajti personin e dyshuar që e spërkati me lëng.
30-vjeçarja ishte duke qëndruar në skaj të skenës kur ndodhi e gjithë ngjarja në "Drai's Beachclub", shkruan TMZ, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.