Sot u mbajt seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Para trupit gjykues u paraqitën tre të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava, dhe Kushtrim Kokalla.
Murseli tha se është i pafajshëm.
"Në lidhje me aktakuzën dua të shtoj diçka. Nëse vërtetohen pretendimet e prokurores unë vet do të kërkoj burgim të përjetshëm”, tha Murseli.
I akuzuari tjetër Granit Plava nuk u deklarua, u mbrojt në heshtje, kurse Kushtrim Kokalla, tha se është i pafajshëm.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.