Beteja për çmimin e madh të Singaportit në Formula 1, ktheu në makth skuderinë italiane pasi që në metrat e para të fillimit të rrugëtimit, Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen janë detyruar të braktisin garën.
Një kontakt mes finlandezit dhe Max Verstappen bëri që Ferrari të humbte kontrollin dhe të përplasej fillimisht me Ferrarin tjetër të gjermanit, duke e dëmtuar atë në pjesën anësore.
Kjo bëri që tutje Vettel të dal nga pista pas disa metrash, duke mos e kontrolluar dot më njëvendëshen e tij të dëmtuar shumë nga kontakti në metrat e para, transmeton Klan Kosova.
Për më shumë ja momenti kur Vettel ngelet jasht garës së Çmimit të madh të Singaporit.
https://www.youtube.com/watch?v=SDGEMQQHWig
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.