Gjigandi Facebook ka krijuar një aplikacion të ri, të quajtur “Moments”, (
iOS,
Android) për të organizuar fotografitë.
Shkrepja e shumë fotove gjithandej, por pamundësia e ndarjes së tyre në mënyrë efektive me miqtë, privatisht, ka shtyre Facebook që të krijoj këtë aplikacion.
Aplikacioni ngarkon fotot tuaja, duke i organizuar në albume, varësisht nga veçoritë. Ai poashtu përdor njohjen e fytyrës për të identifikuar personat që janë në fotografi.
Të gjitha fotot janë private, por varësisht nga dëshira mund të ndahen në Facebook, Instagram e aplikacione tjera+.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.