Një thesar prej më shumë se 260 monedhash ari të zbuluara nga një çift nën dyshemenë e kuzhinës së tyre gjatë rinovimeve, është shitur për 836 mijë e 223 dollarë në ankand.
Koleksioni, i gjetur nën një shtëpi në Ellerby, East Yorkshire në vitin 2019, u vu re brenda një tenxhere të fshehur nën dysheme.
Monedhat, që datojnë nga viti 1610-1727, i përkisnin Fernley-Maisters, një familje e përfshirë në tregtinë baltike.
Drejtuesi i ankandit e quajti çmimin përfundimtar të shitjes "absolutisht të jashtëzakonshëm".
Interesim kishte pasur nga koleksionistë privatë nga e gjithë bota, përfshirë në Amerikë, Evropë, Australi, Kinë dhe Japoni.
Identiteti i çiftit që gjeti thesarin mbetet i pazbuluar.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.