Në “SOL” me Adelina Hasanin, aktorja Monika Lubonja ka folur lidhur me raportin e saj me Beatrix Ramosajn, me të cilën ishin pjesë e BBVA.
Ajo ka zbuluar se vazhdon të mbanë kontakt me Beatrixen, madje flet edhe me nënë e saj.
“Triksa vazhdon të mbetet dashuria me e madhe, ne komunikojmë me mamanë e Trikësë, komunikojmë gjatë, biles i kam thënë ‘Triksa të keqën Monika, ti ke një zë kaq të ëmbël, të lutëm bëjë këtë mos u shkëput”, tha Lubonja, transmeton Klankosova.tv
“Triksa me ato sytë e bukur, që mund të them që mund të vijnë edhe 100 Big Brother nuk do të vijnë sy të dashuruar si Triksa”, vijoi tutje ajo.
Ndiqeni videon në vijim për më shumë detaje që sjell Lubonja në SOL:
https://www.youtube.com/watch?v=Gyvx2qSdEw8
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.