PregSense është një monitor që mund të vishet në mënyrë që sa më mirë të vëzhgohet zhvillimi i fetusit tek një grua shtatzënë.
Monitori ka sensorë të përfshirë në të që kontrollojnë në 24 orë lëvizjet e fetusit.
Kjo paisje funksionon përmes Bluetooth-it dhe lidhet me monitorin në mënyrë që të mbledh të dhënat mbi rrahjet e zemrës së nënës dhe fëmijës.
Të dhënat shkarkohen në një smartphone, që mund të shihen vetëm nga nëna dhe mjekët e saj.
Pajisja është krijim i NuvoGropu, të drejtuar nga Oren Oz.
Oz thotë se mund të shihni në të dhënat e pajisjes se kur është zgjuar fëmija juaj, ku e ka dorën, të dëgjoni rrahjet e zemrës së fëmijës në çdo çast që dëshironi.
Firma teknologjike nga Izraeli shpreson që pajisja t’u shërbejë nënave që janë në ankth dhe që duan të monitorojnë fëmijën e tyre, transmeton Klan Kosova.
PregSense është dizenjuar të mbledhë të dhëna që mund t’u shërbejnë mjekëve të gjejnë simptoma apo komplikacione në fazat e hershme të shtatzënisë.
Krijuesit e PregSense thonë se sensorët nuk ndikojnë si pajisjet e tjera ultratinguj dhe është i padëmshëm, si për nënën, edhe për fëmijën gjatë monitorimit të vazhdueshëm.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.