Tom Morello i Rage Against the Machine e ka mbrojtur shoqërinë e tij me Ted Nugent-in në një intervistë për NME-në.
Nugent është kritikuar rëndë për qëndrimet e tij djathtiste e që e ndeshin me bindjet e Morellos, por kjo si dikuet nuk i pengon ata që të jenë shokë.
“E rezervoj të drejtën për t’i përballur opinionet me të cilat nuk pajtohem, me zemër të hapur dhe me dashuri, ose duke e hedhur ndonjë tullë. Kjo varet nga unë”, ka thënë Morello.
“Në rastin e Tedit, e di që ai është shndërruar në një karikaturë djathtiste, por ka pasur disa raste ku e kam kontaktuar për probleme për të cilat do të mbeteshit të befasuar”.
"Mirëpo ai prapë mbetet i çmenduri xha Ted që i thotë të gjitha m**sihanet”.
https://www.youtube.com/watch?v=hzFpiW5vHrc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.