Lajmet e fundit

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami shkroi se asnjë parti opozitare nuk ka mundësi ta pengojë Kurtin dhe se gjatë gjashtë viteve të fundit nuk ka pasur asnjë pengesë të këtij lloji.
“Mos bëni propagandë! Buxheti kalon me shumicë të thjeshtë, njëjtë edhe rishikimi i tij. Mjafton të jenë në seancë 61 deputetë prezentë dhe shumica të votojë për. LVV i ka 66 deputetë. Asnjë parti opozitare s’mund ta pengojë Kurtin t’i ndihmojë qytetarët; as në gjashtë vitet e kaluara Kurti s’ka pasur asnjë pengesë. Pengesa e vetme e Kurtit është vetë apetiti i tij për të sunduar”, shkroi Bajrami./Klankosova.tv