Deputetët e Kuvendit duartrokitën për veteranët e arsimit që të enjten po shënohej dita e tyre.
7 marsit iu kthyen përsëri të zgjedhurit e popullit, posa komisionerja e FSK-së dha betimin. Betimin veçse atë të mësuesit e përmendi dikush në deklarimet jashtë rendit të ditës.
Qasjen e partisë në pushtet ndaj arsimit, e kritikoi PDK-ja, pas urimit. E AAK-ja i “paralajmëroi” mësimdhënësit se ekzekutivi po ua punon prapa shpine, njofton Klan Kosova.
Pas uratave të mësuesve, LDK-ja hall e ka mungesën e barnave esenciale. Opozita kritikat i vazhdoi edhe për organizatorët e Epopesë së UÇK-së.
Kur erdhi radha e 72 pyetjeve parlamentare, PDK-ja s`qe e kënaqur me përgjigjet.
Më pas erdhi rendi i votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, për të cilat edhe me AAK-në, nuk u arritën 80 votat e nevojshme.
Ato u bartën për një tjetër seancë, e të zgjedhurit e popullit vazhduan me pika të tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=Ah_32XNthIA&t=10s
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.