Janë bërë gati tre muaj prej që Bordi i ShSKUK-së nuk e ka mbajtur asnjë mbledhje, e fundit ishte me 18 qershor.
Madje këtë muaj edhe i skadoi mandati udhëheqës kryesuesit, Dren Boshnjaku, transmeton klankosova.tv.
Gjatë kësaj kohe pa mbledhje, janë evidentuar shumë probleme në funksionimin e QKUK-së bashkë me spitalet rajonale, me theks të veçantë furnizimet e mangëta sa i përketë listës esenciale, për të cilat ka raportuar vazhdimisht dhe ekskluzivisht Klan kosova.
Pavarësisht kësaj, bordi nuk u mblodh asnjëherë, anise është përgjegjës për performancën profesionale dhe afarizmin financiar të SHSKUK-së.
Megjithatë, një mbledhje e re e bordit drejtues të ShSKUK-së, sipas ministrisë, do të mbahet në shtator.
https://www.youtube.com/watch?v=7ERhL6ZooTg
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.