I morën paisjet e nevojshme e u nisën drejt Kosovës.
Por, forcat e armatosura të Shqipërisë, jo që nuk i shfrytëzuan këto mjete, por as nuk shkelen fare në tokën e Kosovës, një pjesë e së cilës u vërshua nga të reshurat e janarit.
Pikërisht për përmbytjet në Skenderaj, Mitrovicë, Istog e Podujevë në adresë të Ministrisë së Mbrotjes së Shqipërisë, pran mesnatës, Ministria e Punëve të Brenshme të Kosovës dërgoi kërkesë për ndihmë.
Ajo u tërheq tek pasi ushtarët e Shqipërisë u vendosën në Kukës për të arritur sa më shpejt në Kosovë.
“Në ndjekje të vazhdueshme të situatës së përmbytjeve atje, në koordinim dhe komunikim të vazhdueshëm me autoritetet kosovare, pas përmirësimit të pasojave të shkaktuara nga moti, edhe me kërkesë të autoriteteve Kosovare, u vlerësua e panevojshme ndërhyrje e strukturave operacionale (trupave dhe mjeteve të FA), të dedikuara dhe dislokuara në Kukës për këtë mbështetje”, deklaruan për televizionin nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Pse u mor ky vendim, kryeministri Albin Kurti u pyet në seancën e së enjtës nga deputetja, Time Kadrijaj.
Ani se vet kërkuan ndihmë, Kurti tha se ajo nuk ishte e nevojshme pasi sipas tij atë lloj ndihme mund ta ofronte FSK-ja, policia dhe AME-ja.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=m95R_fTWZ3A
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.