Në vendin tonë gjatë kësaj fundjave do të mbretërojë mot i vranët me intervale me diell, por parashihen edhe reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, gjatë së shtunës temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 7 gradë Celzius, kurse të dielën deri në 9 gradë.
"E shtunë - Mot kryesiht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Temperaturat minimale 0 deri 3 C. Temperaturat maksimale 5-7C. E diel - Mot i vranët dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen te sjellin riga shiu”, thotë mes tjerash IHMK në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.