Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Skënderaj do të mbajë koncert madhështor në Prishtinë.
“Motiv-i”, i cili bëri bujë në Tiranë, së shpejti do të prezantohet edhe në Kosovë, Greqi e Angli, transmeton klankosova.tv.
Kështu ka bërë të ditur vet artisti përmes një postimi në rrjetet e tij sociale.
“Me emocion të madh ju njoftoj se ‘MOTIV’ vjen së shpejti në Kosovë, Greqi dhe Angli (sipas renditjes). Premtoj se do të jenë tre nga koncertet më të bukura të karrierës sime! Datat do të publikohen shumë shpejt!”, ka shkruar ai.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.